Telegrafi

Drake publikon për herë të parë fotografinë e djalit të tij

(Foto: Cole Burston/Getty Images/Guliver)

Reoperi kanadez, Drake, deri më tani ka qenë tejet i rezervuar sa i përket jetës së tij private.

Së fundmi ai ka vendosur të shpalosë më shumë sa i përket familjes së tij, duke publikuar për herë të parë imazhin e djalit të tij, Adonis, shkruan Mirror.

Ai i befasoi të gjithë përmes këtij vendimi, edhe pse djali i tij i vogël nuk ngjan fare me të e as me nënën e fëmijës, Sophie Brussaux. Vogëlushi dyvjeçar, ka lëkurë të bardhë, flokë bionde dhe sy të kaltër, tipare të cilat nuk i posedon asnjëri nga prindërit e tij.

Në fakt, krijuesi i hitit “In My Feelings” u hutua aq shumë nga pamja e Adonisit, saqë kërkoi dy teste të ADN-së për të parë nëse ai është babai i vërtetë i fëmijës.

Por, tani është zbuluar se ku Adonis merr saktësisht pamjen e tij nga nëna e Drake, Sandi Graham. Edhe reperi 50 Cent komentoi dukjen e Adonis pasi Drake e kishte publikuar fotografinë.

“Drake e kishte nënën e tij një njeri të shkëlqyeshëm, gjenet e saj janë të forta”, kishte shkruar ai.

Drake dhe nëna e tij Sandy Graham (Foto: WireImage)

Drake i ndau fotografitë sepse nuk është në gjendje ta shohë djalin e tij mes shpërthimit të coronavirusit.

“Më pëlqen dhe më mungon familja dhe miqtë e mi të bukur dhe nuk mund të pres ditën e gëzueshme kur të gjithë jemi në gjendje të ribashkohemi”, ka theksuar ai.

Pasi fillimisht e mbajti sekretin e këtij lajmi, Drake konfirmoi se djali tij kishte lindur pas publikimit të albumin “Scorpion”. Adonis ka ardhur në jetë në tetor të vitit 2019. /Telegrafi/