Site icon Telegrafi

Drake publikon albumin e ri “Honestly, Nevermind”

Drake befasoi ndjekësit të enjten (17 qershor) me lajmin se muzika e re po vinte dhe kështu ndodhi.

Reperi i njohur ka lansuar në mesnatë albumin e tij të shtatë në studio, “Honestly, Nevermind”

Duke ndarë një foto të kopertinës së albumit, reperi shkroi:, “ Albumi i 7-të i studios “Honestly, Nevermind” doli në mesnatë”.

Foto: Getty

Albumi i ri me 14 këngë përmban vetëm një bashkëpunim, “Jimmy Cooks” me 21 Savage, menjëherë pas lansimit të tij erdhi edhe videoklipi i këngës Falling Back”, në të cilën u shfaq basketbollisti, Tristan Thompson.

LP-ja e re vjen nëntë muaj pasi ai publikoi albumin e tij “Certified Lover Boy” shtatorin e kaluar, ku u përfshin këngë të tilla si: “Knife Talk” me 21 Savage dhe Project Pat, “Way 2 Sexy” me Future dhe Young Thug dhe “Fair Trade” me Travis Scott.

Drake ka disa kohë që ka ngacmuar ardhjen e një albumi të ri, përgjatë disa muajve të fundit, reperi ka ndarë vazhdimisht pamje nga studio muzikore.

Aubrey Drake Graham (emri i vërtetë) së fundmi u shfaq në këngën e Jack Harloë “Churchill Downs”.

Lajmi i papritur vjen disa orë pasi mbretëresha e kopertinës britanike të “Vogue”, Beyonce njoftoi albumin e saj të ri , “Renaissance”, që do të vijë më 29 korrik. /Telegrafi/

Exit mobile version