Telegrafi

Drake planifikon të vazhdojë ndihmat bamirëse

Drake vazhdon që të ndihmojë njerëzit pas publikimit të videoklipit “God’s Plan”.

Duke folur për TMZ, Drizzy zbuloi se videoklipin e tij të fundit e ka shumë për zemër.

“Është gjëja më e mirë që e kam bërë ndonjëherë në jetë, le të jem i sinqert me juve”, u shpreh Drake.

Ai po ashtu sqaroi se si planifikon që të vazhdojë me veprat e mira për njerëzit në nevojë.

“Nuk e di, do të vazhdoj të ndihmoj dhe kjo është e tëra. Nuk është e thënë t’i publikoj nëpër klipe”, potencoi reperi.

Drake i cili shfaqet në Ferrarin e tij ngjyrë të verdhë u pyet edhe për ditëlindjen e Rihannas.

Ai vetëm qeshi kur u pyet nëse ka ndonjë urim për të.

“God’s Plan” së fundmi ishte në krye të Billboard Hot 100 për të katërtën javë, duke zgjeruar rekordin e tij me më shumë se 75 milionë dëgjime në këto katër javë. /Telegrafi/