Site icon Telegrafi

Drake përsëri viktimë e hakerëve

Reperi kanadez, Drake, ka dështuar sërish në sigurinë e llogarive të tij në rrjetet sociale. Faqja e tij e Twitterit është hakuar për të shumtën herë.

Këtë herë, llogarinë e tij e ka thyer “Aiden” që është i njohur për hakime të tilla.

Në një intervistë për Gizmodo, Aiden ka treguar se Drake ka përdorur fjalëkalimin e njëjtë edhe për llogarinë në MySpace.

Në llogarinë e Drake në Twitter, është kërkuar që fansat e këngëtarit ta ndjekin Aidenin në rrjete sociale.

Drake akoma nuk ka komentuar për hakimin, por Gizmodo këshillon të mos mbani fjalëkalimin e njëjtë në llogari të ndryshme.

Exit mobile version