Drake po qëndron aktualisht në Londër.
Vetëm pak ditë pas paraqitjes befasuese të tij në Wireless Festival, ylli kanadez është parë në xhirimet e një klipi të ri në Londër.
Drake on (bus) tour! @Drake #video #drake #music #london #live #bus #piccadillycircus pic.twitter.com/DwWZA3laL3
— Richard Brownlie-Marshall (@realreechy) July 12, 2018
Drizzy shihet duke performuar mbi një autobus dy katësh teksa ai po kalonte në rrugët tejet të ngarkuara të Londrës, ku natyrisht nuk munguan as adhurues të shumtë që shikonin të çuditur.
Kur e kuptuan se për kë bëhet fjalë, disa fansa filluan që të brohorisnin dhe të vraponin pas autobusit.
It’s just @drake filming on a bus in London. As you do. #drake #music #video #london #doubledecker #bus #fans pic.twitter.com/MXZVG7d3IP
— thelondonwhisperer (@londonwhisperer) July 12, 2018
Është ende e paqartë se çka po xhiron Drake, por mund të jetë videoklipi për këngën “In My Feelings”.
Më herët gjatë javës regjisoja Karena Evans që realizoi klipet “Nice for What” dhe “God’s Plan”, është parë duke xhiruar pjesë për klipin “In My Feelings” në New Orleans.
And another pic.twitter.com/ASgSE9bx1F
— thelondonwhisperer (@londonwhisperer) July 12, 2018
“In My Feelings” aktualisht është në vendin e gjashtë në Billboard Hot 100.
Kënga nga albumi “Scorpion” pritet që të zë vendin e parë javën e ardhshme falë sfidës që ndërlidhet me këtë këngë e që i janë përgjigjur yje si Ëill Smith dhe vet Drake.
/Telegrafi/