Rep-artisti kanadez, Drake, pasi festoi ditëlindjen 34-të zbuloi edhe lansimin e albumit të ri.
“Certified Lover Boy” sipas tij do të lansohet në janar të vitit 2021, ndërsa ndau edhe disa sekuenca të prodhimtarisë, shkruan Daily Mail.
Titullin ai e kishte zbuluar në gusht të këtij viti, teksa deri më tani fansat kanë qenë kurioz për publikimin e tij.
Videoja fillon më një djalë të vogël që ka shikimin lartë, kure më pas shfaqet edhe artisti i njohur.
E zakonshme tashmë është bërë se në secilin paralajmërim të projekteve të tij, Drake realizon poza në profil.
Admiruesit e muzikës së tij menjëherë filluan me komente, ku shihej se mezi prisnin të dëgjonin këngët e radhës.
Krijuesi i këngës “One Dance” gjatë mbrëmjes së djeshme (e diel) është parë në Nobu Malibu, duke festuar ditëlindjen e 34-të. /Telegrafi/