Telegrafi

Drake padit një femër që thotë se mbeti shtatzënë me të pasi e përdhunoi

Drake po merr masa ligjore ndaj një femre e cila pretendon se mbeti shtatzënë me reperni pasi ai e përdhunoi.

Sipas TMZ, reperi nga Toronto po akuzon Layla Lace, me të cilën ai u takua vitin e kaluar gjatë turneut “Boy Meets Tour” në Angli.

Pas koncerteve të tij në shkurt, ata patën marrëdhënie seksuale me dëshirë të përbashkët.

Drake (Foto: Getty Images)

“Layla po ashtu vullnetarisht dhe me lumturi të madhe performoi seksin oral”, shkruan në padinë e reperit.

Në këtë padi, që u bë nga avokati Larry Stein, Drake pohon se Layla ishte e nervozuar kur Drake e dërgoi në shtëpi dhe nuk e mori me vete në turne.

Drake ka thënë se ajo krijoi një “lidhje imagjinare” me të duke i dërguar measazhe duke i thënë sa shumë i mungonte reperi.

Në prill të vitit 2017 ajo në Instagram pohoi se ishte shtatzënë duke kërcënuar se do të publikonte mesazhe me të tij.

Layla në maj të vitit 2017 kërkoi para për foshnjën që ajo pretendon dhe kërcënoi Drake, por refuzoi të bënte testin e amësisë. Drake thotë se e gjithë gjëja ishte një gënjeshtër dhe nuk ka dëshmi kredibile për shtatzëni.

Policia e Mançesterit intervistoi Drake dhe e liroi nga akuzat edhe pse Layla kërkon miliona dollarë në këmbim.

Drake tash po kërkon dëmshpërblim të pa specifikuar për keqtrajtim civil, shpërqëndrim emocional, kërcënim dhe abuzim të procesit. /Telegrafi/