Site icon Telegrafi

Drake i ofenduar nga “Grammy Awards 2017”

Kjo është një tjetër goditje që “Grammy Awards” merr këtë vit, pas humbjes së Beyonce-s

Pavarësisht se Drake nuk ishte prezent në ceremoninë e “Grammy Awards 2017” të dielën e kaluar, reperi arriti të merrte 2 trofe, “Best Rap/Sung Performance” dhe “Best Rap Song” për këngën “Hotline Bling”, duke mundur Beyonce, Rihanna, Kanye West, Kendrick Lamar, Chance the Rapper etj.

Edhe pse fitoi në kategoritë ku ishte nominuar, duket se Drake nuk është i kënaqur me Recording Academy, madje ai ka shkuar më tej duke thënë se kënga që ka fituar trofe në kategorinë e rap-it nuk është fare rap.

“Më referohen shpesh si artist me ngjyrë, si natën e Grammy-t, por pavarësisht të gjithave jam një reper, paçka se “Hotline Bling” nuk është një këngë rap. E vetmja kategori ku ata mund të më fusin është rap-i sepse kam bërë rap më parë ose sepse jam zezak”, ka thënë Drake në një intervistë të dielën.

Kjo është një tjetër goditje që “Grammy Awards” merr këtë vit, pas humbjes së Beyonce-s në kategoritë kryesore të ceremonisë dhe pas bojkotit që u bënë këngëtarëve me ngjyrë.

Exit mobile version