Telegrafi

Drake në përgatitje të këngës së re

Drake goditi top listat me projektin “God’s Plan” që vazhdon të jetë lart në Billboard Hot 100.

Por, ai tashmë ka bërë të ditur se po bën gati projektin e ri, që mban firmën e Murda Beatz.

Drake

Gjatë sesionit live nga Murda Beatz, Drizzy konfirmoi këto lajme.

“Kënga e re po vjen së shpejti”, ka shkruar ai.

Kjo nuk është kënga e parë që dyshja po e bëjnë bashkë.

Ata kanë punuar edhe në projektet tjera si “No Long Talk”, “Portland”, “No Shopping”, “With You” etj.

Nuk dihet se ku do të publikohet ky projekt, teksa Drake aktualisht po punon në një album të ri që ai dëshiron t’ia dedikojë qytetit të Torontos.

Drake ka qenë shumë i zënë së fundmi pasi thuhet se ai i është bashkuar edhe Kanye Westit në Wyoming. /Telegrafi/