Telegrafi

Drake nderon Nipsey Hussle në koncertin e Londrës

Drake po nderon jetën dhe veprën e Nipsey Hussle.

Gjatë një koncerti të tij të hënën në Londër, Drizzy ka nderuar reperin e njohur, i cili ishte vrarë duke u zënë në pritë në Los Angeles të dielën.

Darkë lëvdoi mikun e tij në koncertin e mbajtur në Londër, duke e cilësuar si një person me vlera të mëdha.

Drake i cili bashkëpunoi me Nipseyn në projektin “Killer” në vitin 2013.

Komuniteti i hip hopit është në zi që prej vdekjes së reperit të njohur amerikan.

Nipsey u qëllua për vdekje jashtë prej dyqanit Marathon Clothing që ishte pronë e tij të dielën. /Telegrafi/