Drake u ul në rend të parë të mërkurën për të parë ndeshjen mes Brooklyn Nets dhe Toronto Raptors në Toronto.
Reperi 36-vjeçar u dallua nga turma pasi kishte veshur një pallto ngjyrë kremi që ishte zbukuruar me dy arusha pelushi, shkruan DailyMail.
Më vonë ai hoqi xhaketën komode për të zbuluar këmishën e tij blu të materialit xhins, të cilën e kombinoi me xhinse të gjera.
Interpretuesi i hitit “One Dance” – emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Drake Graham – i kishte realizuar flokët e tij në stilin gërsheta.
Drake u ul përkrah DJ-it të tij Future The Prince, i cili dukej elegant i veshur me një këmishë dhe pantallona të zeza.
Ai gjithashtu bisedoi me Henoc Muamba, një mbrojtës i linjës së futbollit amerikan për ekipin e qytetit të tij, Toronto Argonauts.
Henoc solli me vete në lojë Kupën Grey dhe ia tregoi me krenari atë artistit të hip-hopit. /Telegrafi/