Site icon Telegrafi

Drake lë pas “The Beatles” në top-listën e ‘Billboard Hot 100’

Drake (Foto: Cole Burston/Getty Images)

Reperi dhe producenti amerikan, Drake, zyrtarisht është këngëtari me më së shumti këngë në top-listën “Billboard Hot 100′.

Kënga e fundit e rep-artistit, “Money in Grave”, në bashkëpunim me Rick Ross, është futur në “Top 10”, në top listën “Hot 100” të Billboard. Ai ka lënë pas vetes edhe grupin legjendar “The Beatles”, të cilët kanë 34 hite në këtë top-dhjetëshe.

Drake është renditur në vendin e dytë, ndërsa e para në listë vazhdon të mbetet mbretëresha e muzikës pop, Madonna, duke kryesuar me 38 këngë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Drake

Para një viti ai lansoi albumin “Scorpion”, kurse tani reperi kanadez po bën plan që ta publikojë albumin e ri të tij.

Materialet e reja muzikore pritet të lansohen në vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version