Pasi i kishte pushtuar top listat me këngën “God’s Plan”, radha është që sërish Drake të jetë aty pranë.
Është reperi kanadez ai që ka lansuar një projekt të ri, të titulluar “Nice for What”, këngë ritmike e punuar nga Murda Beatz, Blaqmild, Corey Litwin dhe Noah “40”.
Bashkë me këngën, Drake ka lansuar edhe një video.
Në regji të Karena Evans, klipi shfaqë portrete të yjeve të njohura si Tiffany Haddis, Radhisa Jones, Issa Rae, Racee Ellis Ross, Yara Shahidi, Zoe Saldana e shumë të tjerë.
Drake ka qëndruar në Toronto së fundmi për të regjistruar albumin e tji të pestë, që ai thotë se është “për qytetin nga vjen”. Ky do të jetë albumi i tij i parë që prej “Views” në vitin 2016.
Në ndërkohë, ai vazhdon që të dominojë në Billboard Charts.
“God’s Plan” vazhdon të jetë numri 1 në Billboard Hot 100 për të 10-tën javë rresht, teksa “Look Alive” po ashtu është në top 10 me pozitën e gjashtë. /Telegrafi/