Një ditë pasi reperi Drake performoi në festivalin tragjik “Astroworld” në Houston – gjatë të cilit mbetën të vdekur mbi nëntë persona – duket se ai i ‘mbyti dhimbjet’ duke i ‘larë’ striptistet me para, sipas raportimeve në rrjetet sociale.
Reperi kanadez thuhet se ka lënë rreth një milion dollarë në dyshemenë e klubit të striptizimit “Area 29” në Houston, sipas BlogTo të Torontos.
Vajzat shihen duke mbledhur paratë në një video të 9 nëntorit të publikuar në rrjete sociale të postuar nga miku i reperit, DJ Akademiks.
Një postim i fshirë nga klubi, i marrë nga The Sun, gjithashtu vuri në dukje praninë e Drake, duke cituar postimin e tij në Instagram.
Reperit iu deshën tre ditë për të bërë një reagim në lidhje me tragjedinë e ndodhur në festivalin “Astroworld”.
Aubrey Drake Graham (emri i vërtetë) është i rregullt në klub dhe besohet se e ka vizituar edhe në ditët para tragjedisë.
Më shumë se 100 padi janë ngritur tashmë kundër Scott, Drake dhe promovuesit të koncerteve LiveNation.
Vetëm pak më parë u zbulua se nëntëvjeçari, Ezra Blount, ka qenë viktima më e re e këtij festivali. /Telegrafi/