Telegrafi

Drake kritikohet nga fansat pasi ka harruar tekstin e një kënge gjatë një koncerti

Foto: Getty Images

Drake është kritikuar nga fansat se ka harruar tekstet e këngëve të tij gjatë disa ndalesave në turneun “It’s All a Blur”.

Një ditë pasi reperi me origjinë kanadeze, 36 vjeç, performoi për të dytën natë radhazi në State Farm Arena në Atlanta, një përdorues i Tëitter shkroi: “Drake ka harruar tekstet e këngëve të tij”.

Kur një përdorues tjetër kërkoi nga një pjesëmarrës në koncert për të konfirmuar nëse thashethemet ishin të vërteta, një person u përgjigj: “Ai ngatërroi tekstin dhe të gjithë pëshpëritën”.

Foto: Wire Image

Një person tjetër tha se ata kishin një përvojë të ngjashme gjatë ndalesës së turneut të Drake në Dallas.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Drake

Ndërsa disa fansa nuk e shijuan shfaqjen, të tjerë patën fatin të largoheshin me dhurata të shtrenjta.

Reagimi i një fansi

Muajin e kaluar, ylli i famshëm i dhuroi një çantë Hermes Birkin rozë – e cila shitet për 30 mijë dollarë – një fansi me fat në koncertin e tij në Los Angeles.

Teksa ia dorëzonte çantën e shtrenjtë një gruaje në rreshtin e parë, ai tha: “Sigurohu që ajo të ketë siguri gjatë daljes”.

Foto: Wire Image

Në fillim të këtij muaji, reperi i “In My Feelings” i dha gjithashtu 50 mijë dollarë një fansi që pretendonte se kishte shpenzuar paratë e mobilieve për biletat e shfaqjes së tij.

Turneu i Drake’s “It’s All a Blur” vazhdon të premten me shfaqje në Miami. /Telegrafi/

Foto: Instagram