Drake i ka mbijetuar zënkave me Chris Brown dhe Meek Mill, por duket se tashmë ai duhet të përballet me një armik të vërtetë dhe bëhet fjalë për ISIS.
Është raportuar se uebsajtit islamik, “Izaha”, grupi terrorist ISIS ka lëshuar një kërcënim publik kundër Drake.
Sipas shkrimeve në këtë uebsajt, reperi ka parë katër myslimane të mbuluara me shami në koncertin e tij, ndërkohë thuhet se u ka kërkuar që atyre vajzave që të heqin shamitë.
Më pas flitet se reperi u ka thënë vajzave t’i heqin shamitë sepse duken më bukur pa to, gjersa ato e kanë kundërshtuar ky fakt.
Kjo ngjarje ka rënë në syrin e militantëve islamikë, të cilët janë shprehur përmes portalit të tyre se do ta bëjnë të paguajë reperin për këtë ngjarje./Telegrafi/