Site icon Telegrafi

Drake ka nënshkruar marrëveshje të re me Apple?

Drake besohet se ka nënshkruar marrëveshje të re me Apple Music.

Ekspertët e industrisë së muzikës thonë se bosi i OVO mund të ketë rinovuar partneritetin me titanin e teknologjisë.

Mediat amerikane raprotojnë se një marrëveshje mund të jetë arritur nëse vërehet numri i dëgjimeve dhe programi i rikthyer në Apple Music më 18 mars sa i përket projekteve muzikore te Drizzyt.

Ky mund të jetë fillim i ri për Drake dhe Apple pasi së pari arritën marrëveshje në vitin 2015 prej 19 milionë dollarësh.

Vitin e kaluar Drake ka thënë se ai ka dashur më shumë nga partneriteti i tij muzikor.

Drake dhe Apple ende nuk i janë adresuar zyrtarisht këtyre spekulimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version