Reperi i njohur kanadez, Drake, ka qenë shumë i përfolur së fundmi në media për albumin e tij më të ri ‘Scorpion’, të cilin e lansoi së fundmi.
Në një nga këngët e këtij albumi të titulluar “Emotionless”, ai e pranoi se ka një djalë me aktoren e filmave për të rritur, Sophie Brussaux.
E së fundmi, vëmendje të madhe ka marrë edhe kënga tjetër e albumit të tij, “Can’t take a joke”, e cila po del të mos jetë origjinale.
Kështu së paku bën të ditur një video e publikuar së fundmi në Instagram nga reperi i njohur shqiptar, Elinel, i cili e akuzon artistin kanadez për plagjiaturë.
https://www.youtube.com/watch?v=LwjmkDV789w
Ai pretendon se kënga “Can’t take a joke”, është tejet e ngjashme me këngën “Bullet”, të cilën Elinel e publikoi në vitin 2012.
Për ta vërtetuar këtë gjë, në videon e hedhur në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, reperi shqiptar shfaq pjesë nga të dyja këngët, të cilat duken identike.
“Ju tregova, unë vi nga e ardhmja, e ardhmja është e kaluara ime”, ka shkruar Elinel në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë, kjo video është publikuar në një llogari të fansave të reperit të ndjerë XXXTencation, të cilët shkruajnë në mbishkrimin e saj: “Drake po vazhdon të vjedhë tjetër flow. Ashtu sikur e vodhi nga X tani e vodhi nga një reper shqiptar. Ju lutem etiketojeni të gjithë Drake dhe Elinel”. /Telegrafi/