Telegrafi

Drake flirton me Stefflon Don live në Instagram

Drake ka ndjenja të buta për Stefflon Don.

Reperi u kyç në rrjetin social Instagram kur Stefflon Don doli ‘live’ dhe ftoi dikë prej fansave për t’u takuar me të në një takim romantik.

Aty u shfaq Drake, i cili ishte një prej 38 mijë njerëzve që po shikonte sesionin ‘live’ të këngëtares dhe kërkoi publikisht takim me bukuroshen.

“Unë jam single, gati për të luajtur”, u shpreh 32 vjeçari kur u pyet a është në lidhje.

Kur u pyet se pse ai duhet të jetë i dashuri i saj, Drake u përgjigj: “Unë jam djalosh me vetëbesim, unë të njoh që sa kohë, ne jemi të njëjtë”.

Ai vazhdoi duke qenë sharmang në raport me bukuroshen duke treguar pse ai do të ishte mashkulli perfekt për të.

https://youtu.be/RKa-t21LfI0

“Ne mund të bëjmë muzikë së bashku. Unë mund të organizoj të gjitha takat tua dhe veshjet që të jenë saktësisht për ty. Do të jem i sigurt që të jenë ngjyra unike”, u shpreh Drake.

Në fund të sesionit, Stefflon pranoi se ishte Drizzy ai që i pëlqeu më së shumti.

“Ai ishte i lajmëruari më i mirë. Unë nuk dua të gënjej”, u shpreh Stefflon.

Dyshja nuk janë të huaj, pasi zëri i Stefflon shfaqet në “Peak” të këngës nga albumi që theu rekorde, “Scorpion”. /Telegrafi/