Drake tashmë ka thyer rekordet me audion e “God’s Plan”. Tash është radha për videoklipin.
Gjatë kësaj jave Drake shkoi para kamerave për të xhiruar videokipin e tji të ri në shkollën e lartë në Miami.
https://twitter.com/WordOnRd/status/960622394871304193
Drizzy e befasoi shkollën të hënën dhe ishte i shoqëruar nga ekipi i tij, e po ashtu edhe nga studentët tjerë gjatë xhirimeve.
Në disa skena, ai ishte i rrethuar nga fëmijët dhe të tjerë bashkpuntorë nga kompania OVO.
More footage of Drake today at Miami Senior High School in Miami shooting a video for “God’s Plan”. pic.twitter.com/E1wyDHdVKZ
— Word On Road (@WordOnRd) February 5, 2018
Në një tjetër xhirim të publikuar në rrjetet sociale ai shihet teksa i lejon fëmijët që të përfundojnë tekstin e këngës teksa ai qëndron në një vinç.
Sipas raportimeve tjera në rrjetet sociale reperi nga Toronto bëri donacion 25 mijë dollarë për këtë shkollë dhe ata do të marrin edhe veshje të dizajnuara nga OVO.
Drake donated $25,000 to Miami Senior High School and they will also be having OVO designed uniforms. pic.twitter.com/tWcYdObqEU
— Word On Road (@WordOnRd) February 5, 2018
Në një fjalim të shkurtër para studentëve, Drizzy u ka dëshiruar atyre më të mirat për të ardhmen.
“Shpresoj se të gjithë jeni krenarë. Shpresoj se keni pasur një vit të mbarë dhe se do të bëni gjëra të mëdha. Unë shpresoj se mund të vij një ditë sërish këtu”, u shpreh Drake.
Did I hear the word “album”?! 👀 #GodsPlan pic.twitter.com/ZXAhuMPJA2
— Word On Road (@WordOnRd) February 5, 2018
“God’s Plan” mbeti në vendin e parë të Billboard Hot 100 për të dytën javë radhazi. /Telegrafi/