Rep-artisti i njohur kanadez, Drake, gjatë ditës së sotme (e diel) feston ditëlindjen e 34-të.
Për një ditë të tillë të veçantë, ai ka vendosur që të festojë në Nobu Malibu, shkruan Daily Mail.
Krijuesi i hitit “Tootsie Slide” është parë me një makinë të zezë, teksa i gëzuar u ndal në një restorant.
Për veshje ai kishte zgjedhur që në pjesën e sipërme të ketë lëkurë sikurse të leopardit, kurse në pjesën e poshtme pantallona të thjeshta.
Pasi ende vazhdon të rritet numri i personave të infektuar me COVID-19, reperi mbante edhe maskë mbrojtëse.
Në organizimin e tij, ishin bashkuar edhe një numër i madh i miqve, të cilët festuan së bashku.
Ditëlindja e yllit të hip-hipit vjen dy javë pasi festoi atë të djalit, Adonis. /Telegrafi/