Organizata ndërkombëtare diskografike (IFPI) e ka shpallur muzikantin Drake si artistin më më se shumti shitje në botë për vitin 2018.
Falë albumit “Scorpion”, 32-vjeçari është ylli i vetëm që e ka marrë këtë njohje për të dytën herë.
Çmimi “IFPI Global Recording Artist of the Year” është duke u ndarë qe gjashtë vite, si njohja e vetme e autorizuar që vlerëson suksesin botëror të artistëve në formatet muzikore fizike dhe digjitale.
Fituesit e mëparshëm të këtij çmimi janë edhe “One Direction” (2013), Taylor Swift (2014), Adele (2015), Drake (2016) dhe Ed Sheeran (2017).
Drejtoresha ekzekutive e IFPI, Frances Moore, ka thënë se Drake ka pasur një vit të jashtëzakonshëm dhe e meriton pakonkurrencë titullin e artistit të vitit.
“Fakti që Drake e ka fituar këtë çmim dy herë është një dëshmi për suksesin e vazhdueshëm global dhe për aftësinë e tij që të lidhet dhe t’i përfshijë fansat në atë që bën. Top 10 artistët e këtij viti reflektojnë apelin global të muzikës”, ka thënë Moore.
Më poshtë është lista e top-10 artistëve me më së shumti shitje në vitin 2018, sipas IFPI:
1. Drake
2. BTS
3. Ed Sheeran
4. Post Malone
5. Eminem
6. Queen
7. Imagine Dragons
8. Ariana Grande
9. Lady Gaga
10. Bruno Mars
/Telegrafi/