Rap-artisti i njohur Drake doli më i shpërblyeri në natën e mbrëmshme të ndarjes së çmimeve “Billboard Awards 2017”.
Ai rrëmbeu plot 13 trofe, duke përfshirë edhe trofeun kryesor, ndërsa la prapa emra të mëdhenj të muzikës si: Beyonce, Justin Bieber, Rihanna, Ariana Grande, the Weeknd, dhe madje Adelen vetë, e cila në këtë natë mori 12 çmime.
Pasi rrëmbeu trofeun kryesor, reperi u ngjit në skenë për të bërë falënderimet.
Drake e nisi fjalimin me një falënderim të madh për babanë e tij Dennis Graham dhe mentorin Lil Wayne, gjersa më pas nuk la pa përmendur 34-vjeçaren seksi të këngës “Anaconda”, reperen Nicki Minaj, duke u shprehur për të me këto fjalë: “Kam fituar edhe dashurinë e jetës sime këtu”.
Nicki shkrepi një buzëqeshje të lehtë, ndërsa vetëm pak çaste më vonë reperi kanadez u gjend pranë saj duke i dhënë një përqafim të ngrohtë në syrin e miliona shikuesve.
Mesa duket, mes dyshes së njohur ka nisur një lidhje e re, e cila menjëherë është bërë publike. /Telegrafi/