Telegrafi

Drake e pranon se ka akoma ndjenja për Rihannan

Drake u ul me ‘Rap Radar’ për të diskutuar tema të ndryshme rreth jetës personale dhe karrierës së tij në një video që u publikua më 25 dhjetor dhe ata përfshinin detaje rreth Rihannas dhe dramës së tij me Chris Brown.

Drake, 33- vjeçar, nuk kishte frikë të reflektojë në ndjenjat për disa gjëra të rëndësishme në jetën e tij kur u ul me Rap Radarin për një diskutim të thellë.

Në një video që ai postoi në faqen e tij në YouTube më 25 Dhjetor, reperi foli për një mori temash për të cilat shumë njerëz kanë pyetur për të, përfshirë këtu ndjenjat aktuale për ish- dashurën e tij, Rihannan, dhe grindja e mëparshme me ishin e saj, Chris Brown.

Riri dhe reperi Drake thuhet se u ndanë për shkak të disa mosmarrëveshjeve, përfshirë të kaluarën abuzive të mëparshme të Chris me RiRi, por Drake tani po i lë të gjitha pas.

“Unë mendoj se ne të dy u rritëm deri në atë pikë saqë ai person që ishte në mesin tonë nuk është më një pjesë e njërës prej jetës sonë aktualisht dhe unë kam dashurinë dhe respektin maksimal për të”, tha reperi. “Unë mendoj për të si familje më shumë se gjithçka”.

Drake gjithashtu zbuloi se ai hezitoi pak para se të vendosi të bashkëpunonte me Chris në “No Guidance”, sepse ai nuk ishte i sigurt se si do të ndjehej Rihanna për këtë.

Drake dhe Riri (Foto: Getty Images/Guliver)

“Unë në të vërtetë kisha një moment hezitimi më parë sepse nuk doja që ajo të ndjehej e mosrespektuar nga unë duke u lidhur me të”, tha ai.

“Unë mendoj se ajo është një person i mirë me zemër të mirë që më mirë do të na shihte ta shtronim atë çështje në vend se të vazhdojmë fëmijërinë që mund të përfundojë në një situatë serioze, kështu që vendosa të shkoj përpara me të”.

Drake dhe Rihanna, të cilët u takuan për një kohë dhe më pas u larguan nga viti 2009 deri në 2016, duket se tani kanë raporte të mira. /Telegrafi/