Reperi i njohur Drake është vënë sot në fokusin e të gjitha mediave ndërkombëtare.
Kjo, pasi reperi i njohur sot i dha fund spekulimeve që qarkullonin prej muajsh, duke konfirmuar faktin se është bërë baba.
Ai ka një djalë me aktoren e filmave për të rritur, Sophie Brussaux, i cili erdhi në jetë në tetor të vitit 2017.
Madje, Drake ka konfirmuar se i ka dedikuar atij disa vargje në këngën “Emotionless”, e cila është pjesë e albumit të tij më të fundit, “Scorpion”.
Duke folur për përvojën e atësisë ai thotë në vargjet e këngës: “Nuk po e fsheh djalin tim nga bota, por po fshihja botën nga fëmija im”.
“Ajo nuk është e dashura ime, por fëmija është i imi. Ne u takuam vetëm dy herë”, ka thënë reperi duke iu referuar ish-të dashurës, Sophie.
Në fund të majit reperi Pusha-T kishte ndezur një zjarr thashethemesh për Drake-in duke pretenduar se kishte fshehur një djalë nga bota.
Tutje, në vargjet e këngës “Emotionless”, Drake citon edhe vështirësitë e të qenurit larg fëmijës, kur ai jeton vetëm me të ëmën.
“Unë jam këtu në vijën e frontit vetëm, duke u përpjekur që ta shikoj atë ndonjëherë. Kjo më thyen zemrën. ‘Baba beqar’ e urrej ta dëgjoj këtë. I kam sfiduar prindërit e mi në çdo album, tani unë jam i zënë ngushtë për t’u thënë atyre se unë jam një prind. Gjithmonë kam premtuar një familje të bashkuar. Doja të ishte ndryshe sepse e kam përjetuar vetë”, citon reperi në këngën e tij. /Telegrafi/