Gjithkush e njeh reperin Drake si një artist të suksesshëm muzikor.
Por ai gjithashtu di të tregojë edhe anën e tij humanitare kur bie fjala për njerëzit në nevojë.
Së fundmi, ai ka udhëtuar për në Miami, ku ka dhuruar një donacion prej 50 mijë dollarësh për një organizatë bamirësie..
Organizata në fjalë ndanë këto fonde për gratë dhe fëmijët në nevojë.
Drake ka dhuruar rreth 140 lodra për fëmijë, një dhuratë nga Target në vlerë prej 130 dollarësh për gratë si dhe një çek prej 50,000 dollarësh për nevojat e kësaj organizate.
Organizatorët u shprehën se këto fonde do t’i përdorin për ndërtimin e një strehimoreje. /Telegrafi/