Telegrafi

Drake dhe Zoë Kravitz ringjallin spekulimet për lidhje (Video)

A mund të jetë ky më shumë se një vallëzim?

Drake dhe Zoë Kravitz kanë nxitur spekulime të mëdha për një lidhje të mundshme kur janë parë së bashku në Netflix Golden Globes after-party.

Video nga festa është shfaqur kur shfaqen Drake dhe Zoë në krah të njëri-tjetrit.

Aktorja e “Big Little Lies” po ashtu shfaqet duke vallëzuar me këngën “Show You the Money”, teksa Drizzy e bën deejayn pranë saj.

Drake dhe Zoë janë spekuluar për një lidhje në vitin 2013. Drake madje u fotografua duke e puthur në vitin 2014.

Kravitz u pyet në emisionin “Watch What Happens Live with Andy Cohen” ku pranoi se ata janë vetëm miq të mirë.

“Ne kemi qëndruar për një minut, por mbetëm të qetë”, theksoi Zoë, duke shtuar se ata janë vetëm miq të mirë.

Drake njihet edhe për romancën e tij me Rihannën. /Telegrafi/