Telegrafi

Drake dhe Migos shtyjnë koncertet në Miami

Udhëtimi i Drake dhe Migos në Miami është shtyrë.

Reperët kanë shtyrë koncertet e turneut “Aubrey and the Three Migos Tour” që u desht ë fillonte të premtën dhe të shtunën në American Airlines Arena.

Drake (Foto: Getty Images)

Koncertet tash do të mbahen më 13 dhe 14 nëntor.

American Airlines Arena me anë të një postimi në Tëitter konfirmoi shtyerjen duke cituar se rrethanat janë jashtë kontrollit të organizatorëve.

Kjo është goditja e fundit për turneun që u desh të fillonte më 26 korrik, por u shty dy herë për shkak të problemeve me produksionin.

Turneu pritet të vazhdojë më 24 shtator në Neë Orleans para udhëtimeve në Dallas, Houston, Las Vegas, Phoenix dhe Los Angeles. /Telegrafi/