Ishte mbrëmje historike në Boston pasi Drake dhe Meek Mill edhe zyrtarisht i kanë dhënë fund konfliktit të tyre.
Gjatë një prej koncerteve të turneut “Aubrey and the Three Amigos” të mbajtur në TD Garden të shtunën, reperët i dhanë fund konfliktit të tyre të gjatë duke u bashkuar para adhuruesve.
Meek u shfaq nga poshtë skena me duartrokitjet e publikut teksa performoi “Dreams and Nightmares” përkrah Drizzyt.
Drake brings out @MeekMill for his Dreams and Nightmares intro tonight in Boston. #AATTM pic.twitter.com/msfcegt5xz
— Word On Road (@WordOnRd) September 9, 2018
Ish-rivalët u përqafuan dhe shkëmbyen disa fjalë të këndshme.
“Kjo këtu është dashur të ndodhë shumë kohë më parë. Kjo këtu është me rëndësi”, u shpreh Meek Mill.
Drake and Meek Mill back on stage together pic.twitter.com/aTh44VLs4I
— DJ Akademiks (@Akademiks) September 9, 2018
Drake shtoi: “Ky është një prej reperëve të mi të preferuar. Ky ishte vëllai im. Kështu filloi dhe kështu do t’i japim fund gjësë tonë”, u shprehh meek Mill.
Më herët gjatë ditës performanca u paralajmërua nga pronari i Philadelphia 76ers, Michael Rubin në Instagram.
Drake saying use him and Meek Mill squashing their beef as an example. #AATTM pic.twitter.com/nPi7rr1D2k
— Word On Road (@WordOnRd) September 9, 2018
Ribashkimi shënon fundin e konfliktit epik që filloi në vitni 2015 pasi Meek e akuzoi Drake se po përdor dikë tjetër për të shkruar tekstet e tij. Drake u përgjigj me dy këngë diss “Charged Up” dhe “Back to Back”.
Në maj, Meek pasi doli nga burgu tha se është lodhur nga konflikti dhe do të ishte i hapur për bashkëpunim.
Po ashtu, Drake shprehu përkrahjen për Meek Mill kur ishte në burg, duke bërë thirrje për lirimin e tij në nëntor në një koncert në Australi. /Telegrafi/