Site icon Telegrafi

Drake dhe Lil Wayne në turne të përbashkët

Drake dhe Lil Wayne janë duke menduar që të fillojnë një turne të përbashkët.

Ky do të ishte vazhdim i turneut të parë të tyre të përbashkët, “Drake vs Lil Wayne tour”.

Në ndalesën e fundit të Drake për turneun e tij “Aubrey and the Three Migos Tour” në Atlanta, Lil Wayne shprehu pëlqimin ndaj reperit kanadez.

“Përgëzime për turneun. Shumë sukses, dashuri, vlerësim dhe mbi të gjitha e ke merituar vëlla”, u shpreh Weezy në skenë.

Gjatë fjalimit të tij ai aludoi se dyshja mund të shkojnë sërish në turne, që do të ishte një vazhdim i shumëpritur nga fansat.

Teksa planet zyrtare të tyre mbeten të paqarta, ideja ka zgjuar reagime të fansave për vazhdimin e turneut të vitit 2014.

https://twitter.com/LilWayneHQ/status/1066451508072456194

Reperët bënin beteja në skenë dhe audienca votonte me aplikacion për reperin më të mirë në botë duke zgjedhur njërin prej tyre në fund të performancave.

Lajmi vjen pas spekulimeve për bashkëpunim potencial muzikor mes Drake dhe Lil Wayne. /Telegrafi/

Exit mobile version