Drake dhe J. Cole vazhdojnë që të punojnë së bashku.
Gjatë ndalesës së fundit të turneut “Assassination Vacation Tour” të enjtën, Drizzy solli reperin e njohur nga Karolina e Veriut për të performuar projektin e tij “Middle Child”.
Mbi 20 mijë adhurues në Lonër mirëpritën ambasadorin e ri të Pumas, i cili u shfaq në veshje të brendit me të cilin sapo kishte nënshkruar.
Pas setit të ri befasues, Drake lëvdoi mikun e tij të vjetër.
“Unë dua që të bëni zhurmë sa më shumë për vëllain tim nga Karolina e Veriut, ai erdhi këtu për të qenë sonte bashkë me ju. Një prej më të mirëve në histori”, u shpreh Darke në prezantim të J. Cole. /Telegrafi/
https://youtu.be/9HJA7fLAvaY