Site icon Telegrafi

Drake dëshiron të largohet nga muzika pas problemeve shëndetësore

Drake dëshiron të bëjë një pushim. Këngëtari 36-vjeçar, zbulon ndërprerjen për t’u kujdesur për problemet e stomakut pasi hodhi albumin For All The Dogs: “Duhet të përqendrohem në shëndetin tim”.

Drake tronditi fansat e tij të premten në mëngjes kur njoftoi se do të pushonte nga karriera e tij muzikore, shkruan DailyMail.

Ylli kanadez dëshiron kohë për të pushuar pasi vuan nga problemet me stomakun.

Krijuesi i hiteve i lindur si Aubrey Drake Graham, ndau lajmin në shfaqjen e tij “SiriusXM Table for One”.

“Më duhet të fokusohem në shëndetin tim, para së gjithash”, tha ylli teksa përpiqet të kontrollojë problemin e tij gastrointestinal. “Duhet të përqendrohem te shëndeti im dhe duhet të bëhem mirë.

“Kam vite që kam problemet më të çmendura me stomakun tim. Do të mbyll derën e studios për pak. Ndoshta një vit apo diçka kështu, ndoshta edhe pak më gjatë”.

Drake ka qenë shumë i zënë gjatë karrierës së tij, duke nxjerrë nëntë albume për 13 vjet.

Ndërkohë, albumi i tij For All The Dogs përmban një bashkëpunim të dytë me SZA. /Telegrafi/

Exit mobile version