Telegrafi

Drake befason Denzel Washingtonin, e bën fytyrën e tij tatuazh (Foto)

Reperi kanadez, Drake, ka bërë së fundmi tatuazh fytyrën e Denzel Washington.

Drake e kishte bërë portretin e Denzel në rolin e Bleek, personazh ky i filmit Mo’ Better Blues të Spike Lee (1990).

Ndërkaq Denzel, i ftuar në Tonight Show with Jimmy Fallon kërkoi të dijë se në cilën pjesë të trupit e kishte bërë këtë tatuazhë Drake.

“Kjo është çmenduri, por mendoj që ai ka edhe të tjerë që i admiron”, ka deklaruar Denzel.

Drake së fundmi po shijon suksesin e këngëve të fundit të tij.

Ai më shumë është marrë me media dhe intervista më shumë se sa me lansim të albumeve.

Ndryshe, reperi është ‘single’ dhe pa të dashur, në mesin e spekulimeve për ribashkim me Rihannën. /Infokusi/Telegrafi/