Bashkëpunimi i fundit i Drake nuk është me një koleg të profesionit të tij, por me një markë mallrash luksoze.
Pasi u padit nga Vogue këtë javë, reperi kanadez ka ‘goditur’ në lidhje me një bashkëpunim me Chrome Hearts – një linjë bizhuterish, aksesorë, këpucë, aroma dhe mallra shtëpiake.
Një burim njoftoi për takimin e reperit të “Hotline Bling” me Richard Stark, i cili krijoi “Chrome Hearts” me gruan Laurie Lynn në West Village të New York.
“Ata u takuan në Entwine dhe bisedonin për pikat e marrëveshjesh”, theksoi burimi.
Drake ka bashkëpunuar më parë me markën luksoze në një Rolls-Royce të personalizuar në vitin 2021.
Një burim tjetër shtoi se Drake është “mik i mirë prej kohësh” me Stark, kështu që një bashkëpunim i ri së bashku “nuk do të ishte i pazakontë”.
Nga ana tjetër, redaktori i Vogue, Conde Nast goditi Draken dhe reperin 21 Savage me një padi prej katër milionë eurosh pasi përdorën imazhin e tyre pa leje në albumin “Her Loss”.
Sipas padisë – e paraqitur këtë javë në Distriktin Jugor të New Yorkut dhe e parë nga Page Six – Conde Nast kërkoi që Drake dhe ekipi i tij të ndalonin “përdorimin e paautorizuar të markës tregtare Vogue duke hequr postimin nga Instagrami, ndërprerë çdo shpërndarje të kësaj ‘reviste’ dhe duke lëshuar një deklaratë publike që sqaronte se kjo nuk ishte një kopertinë e vërtetë e Vogue”.
Dokumentet e gjykatës vazhdojnë të pretendojnë: “Anna Ëintour nuk autorizoi përdorimin e imazhit të saj për të promovuar albumin e të pandehurve”. /Telegrafi/