Drake akuzohet sërish për vjedhje të një kopertine artistike.
Reperi nga Toronto i cili është ballafaquar me akuza të njëjta edhe më parë, tash po akuzohet për vjedhje të një logoje nga një artist prej Houstonit.
“Sot unë u zgjova nga gjumi për të parë se OVO ka ri-përpunuar posterin tim ët vitit 2015 për këngën e re të Drake”, u shpreh artisti origjinal i logos.
Collin Fletcher, i cili është dizajner i njohur, po ashtu ka adresuar çështjen në një komunikatë për Pitchfork.
“Kjo është një storie me të cilën shumë artistë, muzikantë dhe dizajnerë identifikohen. Shpresoj se kjo rezulton në biseda më të gjata mes kulturave më të popullarizuara dhe artistëve që nuk njihen aq shumë”, potencoi Fletcher.
Drake edhe më parë është përballur me kritika të tilla me të cilat është konfrontuar në media.
Ai tha se ngjashëmritë janë të natyrshme në vitin 2015, por se secili është kreativ në mënyrën e vet të tij. /Telegrafi/