Site icon Telegrafi

Dragash: Numërohen mbi 25% të votave, PDK e LDK pritet të shkojnë në balotazh

Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale.

Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimeve dhe tashmë ka filluar procesi i numërimit të votave.

Në disa komuna procesi është duke shkuar shumë shpejt.

Në Komunën e Dragashit procesi i numërimit ka shkuar shumë shpejt.

Kur janë procesuar mbi 25% të kutive të votimit është duke u zhvilluar garë e ngushtë mes LDK-së dhe PDK-së.

Derisa kandidatja e LVV-së sipas të dhënave të para nuk arrin të futet në balotazh.

Kur janë numëruar 15 nga 58 të kutive të votimit rezultatet si më poshtë:

Shaban Shabani (PDK): 35.27%

Behxhet Xheladini (LDK): 34.91%

Kaltrina Salihu (LVV): 16.94%

Adnan Redzeplar (Vakat): 10.92%

Xhevxhet Tahiri (BK): 1.2%

Agron Gashi (AAK): 0.77%

Exit mobile version