Site icon Telegrafi

Dragash, gjendet gruaja e moshuar që u raportua e zhdukur

Foto: Arkiv

Në Bresanë të Dragashit, në gjendje të rënduar shëndetësore, është gjetur gruaja e moshuar e cila ishte raportuar një ditë më parë si e zhdukur.

Policia njofton se më 18 mars 2024, në Stacioni Policor në Dragash, një person nga fshati Bresanë, ka raportuar se nëna e tij R.R. e lindur më 1954 është larguar nga shtëpia gjatë natës dhe edhe pse është kërkuar nga familjarët nuk kanë mundur ta gjejnë.

Sipas ankuesit viktima është larguar nga shtëpia me datë 18.03.2024 rreth orës 02:15 dhe kanë nisur menjëherë kërkimet. Kërkimet kanë zgjatur deri në orët e mëngjesit nga familja dhe fqinjët, por pa sukses, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Pas raportimit në polici, janë dërguar zyrtarët policor për të hetuar rastin dhe për të kërkuar viktimën, gjatë ditës kërkimit i është bashkuar edhe një ekip vullnetar nga Prizreni, por nuk është arrit që të gjendet personi i raportuar si i zhdukur”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, më 19.03.2024 (sot) policia ka angazhuar prapë një ekip nga Sektori i hetimeve dhe hetimore dhe policë të Sektorit për t’iu bashkuar banorëve të fshatit Bresanë dhe ekipit vullnetar për kërkime të cilët vazhduan kërkimin.

“Sot rreth orës 14:10 nga ekipet policore të cilit ishin në teren kemi pranuar informatën se në një rrugicë fshati, në fshatin Bresanë, gruaja e raportuar e zhdukur është gjetur e gjalle por në gjendje të rënduar shëndetësore, ajo fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Bresanë dhe pas tretmanit mjekësor fillestar, viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version