Federata e Autosportit të Kosovës është ndarë e kënaqur me ditën e parë të garës së njohur “Drag Race”, për të cilën thotë se i ka arsyetuar pritjet e mëdha.
Sipas një komunikate nga FASK, të shtunën garuan 75 garues nga vende të ndryshme, ndërsa të dielën do të ketë më shumë pjesëmarrës.
“Festa e vërtetë do të ndodhë gjatë ditës së diel, kur në program është gara zyrtare, pasi të shtunën garuesit patën ngasje të lirë për t’i testuar veturat e tyre e njëkohësisht për t’u njoftuar me shtegun”, thuhet në njoftimin e FASK-së.
Procesin e klasifikimit të veturave sipas kategorive dhe matjen e kohës do ta bëjë një ekip i licencuar nga Kroacia, thuhet në njoftim.
Në fund të komunikatës FASK deklaron se të shtunën Esad Dosljak me Opel Corsa dhe Skender Potera me Audi RS 6 ishin më të shpejtët në ngasjet e fundit, që u llogaritën si zyrtare për ditën e parë.