Telegrafi

Dr. Neshad Asllani i ftuar në Samitin Online të Shëndetit Digjital

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Health Center of Excellence, Dr. Neshad Asllani, do të jetë i ftuar në cilësinë e folësit në Samitin Online të Shëndetit Digjital që do të mbahet nga data 25 maj deri 30 maj.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Asllani në Facebook, duke thënë se, ekspertët digjital do të ndajnë përvojën për një transformim të suksesshëm të kujdesit shëndetësor.

“Jam i nderuar me ftesën për të qenë folës në mesin e 40 ekspertëve global, udhëheqës të shëndetit digjital nga 4 kontinente (Australi, Azi, Evropë dhe Amerikën e Veriut) dhe 25 vende! Ekspertët digjital do të ndajnë përvojën, strategjitë dhe taktikat, si dhe shembuj dhe udhëzime për një transformim të suksesshëm të kujdesit shëndetësor!”, ka shkruar Asllani.

Asllani në këtë samit do të fletë për sfidat aktuale të digjitalizimit në industrinë e shëndetësisë. /Telegrafi/