Një 28-vjeçar është arrestuar në Fier në kuadër të megaoperacionit anti-drogë të koduar “Tempulli”.
I riu mbante në çantë doza kokaine me qëllim shitjen në Levan, dhe një përforcues grushti.
Dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me përforcuesin e grushtit që posedohej nga ky shtetas. /Telegrafi/