Aktori i famshëm Robert Downey Jr do të luajë rolin e ardhshëm, jashtë Marvel Unniverse, si një kriminel famëkeq me kollare të bardhë.
Warner Bross ua ka dhënë të drejtat Robertit dhe gruas së tij, Susan, për të prodhuar një film të bazuar në operacionin e parë të FBI-së kundër kriminelëve me kollare të bardhë.
Ky film i Downeyt është i bazuar në librin e David Howardit, “Chasing Phil”, i cili është i bazuar në ngjarje të vërteta të dy agjentëve të FBI-së, transmeton Koha.net, të cilët ishin infiltruar në planet dhe projektet e organizuara nga krimineli famëkeq me kollare të bardhë, Phil Kitzer.
Rrjeti biznesor i Kitzerit, i njohur si “The Fratenity” (“Vëllazëri”), ishte pas disa planeve dhe projekteve të mëdha famëkeqe me vlerë multi-milionëshe.
Robert Downey Jr do të luajë në rolin e Kitzerit, një film i cili është i përshkruar nga Hollywood Reporter si “Wolf of Wall Street meet Goodfellas”.
Aktualisht aktori është duke përsëritur rolin e tij si Iron Man, përderisa prodhimi i filmit “Captain America: Civil War” po vazhdon.
Muajt e fundit është përmendur se është e mundshme që të bëhet edhe filmi “Sherlock Holmes 3”. /Telegrafi/