Arsenali raportohet se është duke monitoruar nga afër situatën e yllit brazilian të Aston Villas, Douglas Luiz, pasi përpjekjet e tyre për të nënshkruar dështuan disa herë vitin e kaluar.
Sipas burimeve të ndryshme në Angli, Arsenali i Mikel Artetas ende shpreson të nënshkruajë me brazilianin, veçanërisht pas fillimit të tij solid të sezonit.
Klubi i Londrës së Veriut po kërkon të përforcohet dhe mund të shtojë një tjetër mesfushor në afatin kalimtar të janarit. Thuhet se Arteta dhe drejtori sportiv i “Topçinjve”, Edu Gaspar janë të dy admirues të mëdhenj të Luizit si opsion.
Arsenali përfundoi i dyti në Ligën Premier sezonin e kaluar dhe po kërkon të konkurrojë për titullin këtë sezon, duke bërë disa nënshkrime dhe duke pasuruar bankën rezervë.
Declan Rice dhe Kai Havertz iu bashkuan londinezëve së fundmi, por ata nuk janë të kënaqur dhe duan ende nënshkrime të reja.
Luiz është përmirësuar shumë nën urdhrat e Unai Emery, pasi ka shënuar në gjashtë ndeshje radhazi kur Aston Villa ka luajtur si vendas. Mesfushori brazilian ka arritur të ketë ndikim në reparte të ndryshme në fushë.
Arsenali u përpoq të nënshkruante me Luiz në fund të afatit kalimtar të verës në vitin 2022, duke bërë tre oferta, por duke u refuzuar çdo herë nga drejtuesit e Aston Villës./Telegrafi/