Pas shumë muajsh mungesë në fushë, Juventusit ndaj Ajaxit iu rikthye braziliani Douglas Costa.
Braziliani u fut në lojë në minutën e 60-të për ta zëvendësuar Mario Mandzukicin.
Ndikimi i tij në lojë ishte i menjëhershëm me lëvizje të bukura, duke e rrezikuar edhe portën.
Një lëvizje e tij ndaj mbrojtësit Joel Veltman, po bën xhiro në rrjetet sociale, duke na e kujtuar brazilianin e famshëm Ronaldinhon.
https://twitter.com/gullyburrows93/status/1116082267653332992
Në fundin e lojës ai bëri edhe një sprint të shpejtë, ku goditja e tij qëlloi shtyllën.
https://twitter.com/Jasoninho10/status/1116079600084369409
Juventusi mori një barazim (1-1) si mysafirë që do t’i ndihmojë në ndeshjen kthyese. /Telegrafi/