Anësori sulmues i Juventusit, Douglas Costa thuhet se ka refuzuar një lëvizje te Manchester Unitedi dhe shpreson të bindë trajnerin Andrea Pirlo në Allianz Stadium.
Sipas mediumit Calciomercato.com, Costa ka vendosur të luftojë për një vend në ekipin e Zonjës së Vjetër, edhe nëse drejtori sportiv Fabio Paratici duhet të shesë për të zhbllokuar operacionet hyrëse.
Raporti shton se Unitedi ishte i gatshëm për të hyrë në negociata me Juventusin për ish-sulmuesin e Bayern Munich, por braziliani ka refuzuar një lëvizje në Old Trafford.
Unitedi nuk kishte asnjë shans për të bindur 30-vjeçarin, i cili ka 31 paraqitje me Brazilin dhe pretendohet se e kanë kthyer vëmendjen e tyre te ylli i Barcelonës, Ousmane Dembele.
Raporti këmbëngul se Douglas Costa shpreson t’i tregojë trajnerit të ri Pirlo vlerën e tij dhe të sigurojë një vend në planet e Bianconerëve për sezonin 2020-21.
Costa thuhet se ka refuzuar edhe një transferim te Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/