Juventus ka nisur planet për përforcimet gjatë verës.
Kampioni italian dhe finalisti i Ligës së Kampionëve po përpiqen ta transferojnë mesfushorin me tipare sulmuese Diego Costa.
Anësori brazilian pritet të transferohet për 30 milionë euro te bardhezinjtë të Italisë, transmeton Telegrafi.
Ky transferim mund të realizohet kur dihen raportet e mira mes Juves dhe Bayern Munichut, ku edhe në të kaluarën ka pasur transfero të ndërsjella.
Ndryshe, Juventus thuhet se ka arritur marrëveshje me lojtarin e Sampdorias, Patrik Schic si dhe portierin e huazuar te Roma, Wojciech Szczesny. /Telegrafi/