Telegrafi

Dossty pas klipit të ri konfirmon: Po bëjmë album, të gjitha me videoklipe

Reperi i njohur shqiptar, Dossty, ka paralajmëruar publikimin e një albumi.

Reperi emri i vërtetë i të cilit është Petrit Halitjaha ka lansuar ditë më parë projektin “Për Ty Kuq e Zi”.

Dhe, ai tregon se është duke punuar në albumin e ri tashmë, pas disa projekteve të suksesshme si “BGB”, “Mam” dhe të tjera.

“Projektin e realizoi në muzikë dhe orkestrim Massive Production, kurse kripin e ka punuar Pinkmoon, tekstin vet ne”.

“Kjo këngë presim të pëlqehet nga publiku, por ne jemi duke punuar tashmë në albumin tonë i cili do të përmbajë 12 këngë të gjitha me videoklip me tematika të ndryshme. Edhe pse reperët tjerë kanë harruar problemet e shoqërisë, ne nuk do t’i harrojmë të gjithë njerëzit duke prekur të gjitha shtresat sociale”.

“Unë synoj të jem real në atë që bëj, i vërtet në secilën shkronjë, andaj kështu do të vazhdoj sepse vetëm kur je vetvetja mund të pëlqehesh nga publiku”, u shpreh Dossty. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=oAMrQbUzGv8