Site icon Telegrafi

Dosja, si u përgatit eksplozivi që vrau policin në Prizren?

Aktakuza ndaj të dyshuarve në rastin e vrasjes së policit Sami Thaçi në Zhur të Prizrenit, zbardh fakte tronditëse të mënyrës së kryerjes së krimit përmes eksplozivit.

Kallxo.com ka siguruar aktakuzën që ka ngritur Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të dyshuarve, Iran Badalli, Arben Gashi dhe Valbon Çollaku.

Në aktakuzë tregohet se i akuzuari Valbon Çollaku dy të akuzuarve të tjerë, u ka dhënë një kapsollë elektrike dhe një mekanike me fitil që i ka marrë në Shqipëri dhe pastaj ua ka mbushur edhe një shishe prej letre me pleh kimik të llojit “Nitrat Amoni” që e kishte përzier me përbërës të naftës.

Më tej në aktakuzë theksohet se eksplozivin më pas e kanë vendosur në një pako, të cilën e ka marr i akuzuari Iran Badalli dhe e ka lënë në ulësen e parë të veturës, ku është ulur vetë ai, e më pasi i akuzuari Arben Gashi i kishte paguar 400 euro dhe me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas aktakuzës, të dy të akuzuarit Iran Badallai dhe Arben Gashi, pasi e kanë blerë eksplozivin nga Valbon Çollaku, e kanë fshehur atë në krevatin e fëmijëve në dhomën e katit të dytë të shtëpisë së të akuzuarit në fshatin Zhur të Prizrenit.

“…dhe pas një kontrolli të autorizuar të kësaj shtëpie nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, me dt.28.01.2020, rreth orës 20:00, në kontakt me këtë mjet, i njëjti ka eksploduar, ku ka gjetur vdekjen zyrtari policor i këtij Njësiti, tani i ndjeri Sami Thaçi..”, thuhet mes tjerash në aktakuzë.

Lexo po ashtu Polici i vrarë në Zhur të Prizrenit është nga Malisheva

Sami Thaçi mbeti i vrarë në janar të vitit 2020, pas ngjarjes tragjike në Zhur të Prizrenit, ku policë të tjerë u lënduan rëndë nga shpërthimi në një shtëpi derisa po kryhej një bastisje.

KALLXO.com dje (e premte) ka raportuar se është shtyrë seanca në rastin e gjykimit në rastin e vrasjes në policit, ndaj të akuzuarve Iran Badalli dhe Arben Gashi, për datën 17 shtator 2021.
Shkak i dështimit të kësaj seance ishte mungesa e dëshmitarit Artur Mrasori dhe avokatit Besnik Berisha.

Kurse i akuzuari Valbon Çollaku, kishte arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë pasi paraprakisht i njëjti ishte shpallur edhe dëshmitar bashkëpunues për zbardhjen e ngjarjes.

Gjykata në Prizren, të akuzuarit Valbon Çollaku i kishte shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej 1,000 eurove dhe dënim me kusht në kohëzgjatje prej 6 muajve, dënim i cili nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër të re penale brenda 2 vitesh.

 

Exit mobile version