Gjykata e Posaçme (GJKKO) shtyu për më 10 qershor seancën paraprake për Ilir Beqjan dhe të pandehurit e tjerë të “Sterilizimit”.
Shkak i shtyrjes u bë mungesa e avokatit Klodian Skënderi.
Më herët, seanca paraprake ka dështuar për mosnjohje të të pandehurve me aktet e plota të dosjes. /Telegrafi.