Site icon Telegrafi

Dosja e 21 janarit, Meta: Basha përgjegjës, ishte paralajmëruar për gjakderdhjen por nuk reagoi

Rihapja e dosjes së 21 Janarit nga Prokuroria e Posaçme SPAK, sipas kreut te Partisë së Lirisë Ilir Metës është një drejtësi me regji.

I pyetur për këtë çështje, ai deklaroi se vrasjet në bulevard janë përgjegjësi e Lulzim Bashës, ministër i Brendshëm në kohën kur ndodhi protesta.

Sipas Metës, Basha nuk mori asnjë masë pavarësisht se ishte njoftuar se protesta do të ishte e dhunshme.

“Drejtësia me regji hap 21 Janarin dhe gjen ditën sot për të ndaluar diskreditimin e Dum Dumanit seancën e kaluar në Kuvend. SPAK kërkon të mbajë në presion liderin e PD dhe opozitën e vërtetë ndaj regjimit të narko-trafikantit Rama, sepse është e qartë që nëse ka përgjegjësi në 21 Janar, është e Lulzim Bashës, i cili është paralajmëruar për gjakderdhjen që pritej nga banditët e Ramës.

E ka pasur të shkruar skenarin dhe nuk ka marrë asnjë masë për parandalimin e vrasjeve të shëmtuara që ndodhën në bulevard”, tha Meta. /Telegrafi/

Exit mobile version