Site icon Telegrafi

Dortmundi zyrtarizon shitjen e Pulisicit te Chelsea

Tashmë me fillimin e vitit të ri është hapur edhe miniafati kalimtar i janarit për transferimin e lojtarëve.

Duket se Chelsea do të jetë skuadra e parë që do të sjell përforcimin e ri nën urdhrat e trajnerit, Maurizio Sarri.

Toni Pulisic konfirmohet se është pjesë e skuadrës londineze në fund të sezonit, ku do të bëhet edhe përfundimisht lojtar i The Blues.

Mesfushori me tipare sulmuese edhe në vazhdim të kampionit gjerman do të jetë lojtar i ‘milionerëve’, por që në qershor do t’i bashkohet Chelseat.

“Ka qenë ëndërr e Christianit që të luante në Ligën Premier. Kjo ndoshta është për shkak të origjinës së tij dhe nuk kemi mundur t’ia zgjasim kontratën. Për këtë shkak kemi vendosur që të pranojmë këtë ofertë luksoze nga Chelsea”, ka thënë Michael Zorc, drejtor i Dortmundit.

Mediat e huaja raportojnë se lojtari, anglezëve i ka kushtuar rreth 64 milionë euro gjersa zyrtarizimi do të bëhet gjatë ditëve në vijim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth transferimeve

Theksojmë se deri më tani njëzetvjeçari ka pasur 80 paraqitje për liderin aktual të Bundesligës dhe ka shënuar dhjetë gola.

Ndryshe, afati kalimtar i janarit do të përfundojë më 31 e këtij muaji (e enjte). /Telegrafi/

Exit mobile version